Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte, 10 tetor 1996

Krism[a] në Shkodër: tre plumba vrasin një oficer të Policisë

Mister rreth shkakëve, vetëm dje kryeqyt[eti]? Krism[a] në Shkodër: tre plumba vrasin një oficer të Policisë Mister rreth shkakëve, vetëm dje kryeqyteti SHKODER - Një oficer policie është vrarë mbrëmjen e së martës në Shkodër, pa u bërë ende i njohur motivi i ngjarjes. 41-vjeçari Yll Mazreku, me profesion oficer i policisë dhe me detyrë shef i rendit pranë komisariatit të policisë së Pukës, është qëlluar për vdekje me armë zjarri pas një atentati në lagjen “Qafë-Hardhi” të qytetit të Shkodrës. Lajmi i marrë nga burime të policisë së këtij qyteti të veriut bëjnë të ditur se oficeri Yll Mazreku është gjetur i vrarë rreth orës 8 e 30 të mëngjesit. Nga hetimet e para ka rezultuar se oficeri i vrarë është qëlluar me tri plumba pistolete, dy prej të cilëve i kishte marrë në kokë dhe një tjetër në krah. Trupi i pajetë i 41-vjeçarit është gjetur në një rrugë të lagjes “Qafë-Hardhi”, pranë ish-shtëpisë së tij. Burimet e policisë së Shkodrës bënë të ditur gjithashtu se oficeri Yll Mazreku kishte jetuar për disa kohë në këtë lagje të qytetit të Shkodrës, por pak kohë më parë ishte transferuar së bashku me familjen e tij në qytetin e Pukës ku dhe kishte marrë detyrën e re të shefit të rendit. Në vitin 1992, Yll Mazreku kishte punuar pranë komisariatit të policisë së Shkodrës. Nga hetimet paraprake të policisë së Shkodrës mësohet se 41-vjeçari është vrarë gjatë natës dhe më pas trupi i tij është çuar në rrugicën e lagjes “Qafë-Hardhi”, ku është gjetur dje në mëngjes. Menjëherë pas ngjarjes grupet hetimore të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet. Deri në mesditën e djeshme nuk ishin zbuluar autorët e kësaj vrasjeje, ndërsa mbetet ende mister motivi i saj. Burime të policisë së Shkodrës pohuan se kanë shumë pak të dhëna për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa trupin e policit të vrarë e kanë marrë gjatë ditës familjarët e tij për ta varrosur. Ende nuk bëhet e ditur nëse oficeri i vrarë kishte qenë në Shkodër për ndonjë shërbim, apo kishte ardhur për arsye familjare. Gjithashtu nuk dihet ende as nëse ai ka qenë i vetëm në momentin e vrasjes.
Yll Mazreku Shkodër Pukë Qafë-Hardhi

Kompaniaë mirësin interesat

Kompanië mirësin interesat Presidenti rrëfjen potencialin pasuror Kundërpesha mberin nga Kembri e Sudja: 10 dhe 16 përqind TIRANË - ... [?] Cili është interesimi që zënë gazetën sport
Tiranë

Musa i jep lëvdata Botës në Vlorë

TIRANË - Në mjediset e Parlamentit do të zhvillohet ceremonia e vlerësimit të veprimtarisë së deputetit të PD-së, Bashkim Kopliku, “Qytetar Nderi” i qytetit të Vlorës. Aktiviteti do të organizohet nga Bashkia e Vlorës. Po dje në këtë qytet u zhvilluan disa aktivitete të tjera politike dhe shoqërore. Në faqen 11 jepen më gjerë hollësi mbi ngjarjet e ditës.
Musa Bashkim Kopliku Vlorë Tiranë

Kadare familje në d[ai]en poloneli(?)

Si jetojnë? “Tre javë me tub oksigjeni” Njoftë uji në reanimacion, ja “zemra” tjetër KASARONI, DAFIT SHKRUAN VENDIMIN TIRANË - Më shumë se tre persona, 17-vjeçarja e mbyllur e vdekur për 8(?) ditë ... [?] Në faqen 3
Kadare Tiranë

Kau[bo]jsat “bëjnë” zhurmë në Cirk

SPEKTAKEL Kaubojsat “bëjnë” zhurmë në Cirk TIRANË - Hapet sezoni i cirkut dhe personazhet e tij, Tipapas Në faqen 11
Tiranë

Nё faqen 9

FIER Sher me armë mes fqinjëve Nё faqen 9 BERAT Bombë në shtëpinë e g[ri]sorit Nё faqen 9 POGRADEC Korenti vret një ushtar Nё faqen 9
Fier Berat Pogradec

Albanian Mobile Communications

OFERTË SPECIALE Për të gjithë ata që bëhen abonentë të AMC deri më 12 Tetor 1996, u ofrohet një gsm promocional për telefonin celular Alcatel HC 400, 10000 lekë të reja zbritje nga çmimi i zakonshëm NXITONI !!!